Ura e Rubikut në Mirditë rrezikon shembjen, Kryebashkiaku ia ngec fajin ARRSH-së

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Ura e Rubikut në Mirditë, e cila lidh disa fshatra me Rrugën e Kombit, rrezikon shembjen. Këmbët mbajtëse të strukturës kanë dalë në sipërfaqe dhe janë anuar në disa pika, duke rrezikuar shembjen e urës mbi Lumin Fan.

Pas mbylljes së Urës së Milotit pak muaj më parë, aksi Pllanë-Rubik është përdorur si rrugë alternative, ku Ura e Rubikut është shndërruar në nyje kalimi të rëndësishme, për të shmangur trafikun. Banorët e zonës thonë se ura është degraduar, pasi kanë munguar investimet për mirëmbajtjen e saj.

Pas shqetësimit të ngritur nga qytetarët, Neës24 kontaktoi kryebashkiakun e Mirditës, Albert Mëlyshin, i cili bën të ditur se kjo urë është në varësi të Autoritetit Rrugor Shqiptar. Pasi konstatoi dëmtimet, ARRSH i ka kërkuar Bashkisë Mirditë të hapë unazën verilindore të Rubikut, që ura të rikonstruktohet. Pavarësisht marrëveshjes, punimet nuk kanë nisur dhe ura që u shërben banorëve të disa fshatrave mund të shembet.

The post Ura e Rubikut në Mirditë rrezikon shembjen, Kryebashkiaku ia ngec fajin ARRSH-së appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: