Prokuroria e Tiranës kthen telefonin e sekuestruar avokatit Uljan Bajrami

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Pas shpalljes së moskompetencës nga Prokuroria e Elbasanit dhe transferimit të dosjes në Tiranë, Prokuroria e kryeqytetit ka vendosur të kthejë menjëherë telefonin e sekuestruar avokatit Uljan Bajrami.

Vendimi vjen pasi mbrojtësi ligjor i avokatit kishte depozituar disa kërkesa pranë Prokurorisë së Elbasanit për kthimin e pajisjes, të cilat ishin refuzuar. Sapo dosja mbërriti në Tiranë, organi i akuzës në kryeqytet miratoi kërkesën për dorëzimin e telefonit, duke e ekzekutuar menjëherë.

Burime për mediat konfirmojnë se vendimi është marrë në përputhje me kompetencat procedurale pas marrjes në dorë të çështjes nga prokurorët e Tiranës

The post Prokuroria e Tiranës kthen telefonin e sekuestruar avokatit Uljan Bajrami appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: