Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet dhe ka çuar për gjykim dosjen e një grupi që mundësonte kalimin e paligjshëm të kufirit drejt SHBA-së.
Mësohet se kreu i grupit ishte Luc Melaj, ndërsa anëtarët ishin Gëzim Camaj, Emanuel Melaj, Tonin Melaj dhe Bashkim Çokaj.
Ky grup ka organizuar kalimin e paligjshëm përtej kufirit shqiptar të paktën 25 personave, të gjithë shtetas shqiptarë, të cilët kanë hyrë në mënyrë të paligjshme në territorin e SHBA-së. Kjo veprimtari kriminale, zhvilluar nga mesi i vitit 2022 deri në muajin korrik të vitit 2024, është kryer nga më shumë se tre persona dhe ka qenë e paramenduar, e mirëorganizuar dhe me ndarje rolesh konkrete.
The post SPAK mbyll hetimet, dërgon në gjyq 5 të pandehur për trafik të emigrantëve appeared first on Lapsi.al.
