Zjarr dhe të shtëna me armë zjarri jashtë parlamentit serb, një i plagosur

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një person u plagos përpara ndërtesës së Parlamentit serb dhe u dërgua në spital pasi u qëllua nga një shtetas 30-vjeçar.

Mediat serbe njoftojnë se shërbimet zjarrëfikëse po punojnë për shuarjen e zjarrit.

Sulmuesi u arrestua dhe u akuzua për tentativë vrasjeje dhe shkaktim rreziku të përgjithshëm.

Ngjarja ndodhi rreth një orë para se presidenti i Serbisë Vucic, do mbante një fjalim të jashtëzakonshëm për publikun me rastin e sulmit në Parkun Pionirski. Fjalimi është planifikuar për në orën 13.00.

The post Zjarr dhe të shtëna me armë zjarri jashtë parlamentit serb, një i plagosur appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: