E përndiqte nga burgu 16-vjeçaren, policia identifikon bashkëpunëtorin e 46-vjeçarit

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Pas kallëzimit të një të miture se ishte përndjekur nga 2 shtetas (njëri prej tyre aktualisht në burg, Jetmir Llanaj), policia njoftoi se ka identifikuar shtetasin tjetër që dyshohet se ka përndjekur 16-vjeçaren.

Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet A. H., 27 vjeç. Vijojnë kërkimet për kapjen e 27-vjeçarit, si dhe për dokumentimin e rrethanave dhe përgjegjësive në lidhje me këtë rast.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, në gjendje të lirë për një të mitur (nipi i shtetasit Jetmir Llanaj) pasi dyshohet se ka kanosur në anë të celularit 16-vjeçaren, për të tërhequr kallëzimin.

Nga hetimet paraprake dyshohet se Llanaj, së bashku me 27-vjeçarin, kanë përndjekur të miturën, e cila ka përjetuar një gjendje të rënduar psikologjike dhe është vetëdëmtuar lehtë me mjet prerës.

The post E përndiqte nga burgu 16-vjeçaren, policia identifikon bashkëpunëtorin e 46-vjeçarit appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: