Kapet me mallra të kontrabanduara, policia arreston 53-vjeçarin në aksin Kapshticë-Bilisht

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Policia e Korçës ka vënë në pranga një 53-vjeçar, pasi u kap në flagrancë duke transportuar mallra të dyshuara të kontrabanduara në aksin rrugor “Kapshticë–Bilisht”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e drejtuar nga shtetasi me iniciale N.J., shërbimet e policisë gjetën një sasi pajisjesh të ndryshme hidrosanitare dhe elektrike, të cilat dyshohet se ishin futur në territorin shqiptar pa kryer procedurat doganore.

Sipas uniformave blu, vlera e mallrave të sekuestruara arrin rreth 2000 euro, ndërsa materialet u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në lidhje me rastin, është nisur gjithashtu hetimi për një doganier të pikës kufitare të Kapshticës, për të verifikuar nëse ka pasur neglizhencë apo bashkëpunim në kalimin e mallrave të kontrabanduara.

Materialet i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

The post Kapet me mallra të kontrabanduara, policia arreston 53-vjeçarin në aksin Kapshticë-Bilisht appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: