(VIDEO) Anulohet goli në Ligën e Konferencës dhe gjyqtari ndërpret ndeshjen pas dy minutash

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Ndeshja e Ligës së Konferencës mes Rijekës dhe Spartës së Pragës është ndërprerë në minutën e 13-të të saj për shkak të kushteve atmosferike ekstreme gjatë përballjes që po zhvillohej në Kroaci.

Reshjet e shumta të shiut bënë që terreni të bëhej i papraktikueshëm, teksa topi bllokohej në pellgje me ujë në fushë. Kroatët ia dolën edhe të shënonin duke shfrytëzuar këtë gjendje të fushës, por goli u anulua për pozicion jashtë loje.

Gjyqtari rifilloi takimin por më pas mblodhi kapitenët e dy ekipeve dhe i udhëzoi skuadrat të dilnin nga fusha, pasi takimi për momentin pezullohej për sa kohë që fusha ishte në gjendje të tillë.

Shihni  VIDEON

The post (VIDEO) Anulohet goli në Ligën e Konferencës dhe gjyqtari ndërpret ndeshjen pas dy minutash appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: