Fier, një kabinë elektrike përfshihet nga flakët pa pasoja për njerëzit

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një kabinë elektrike u përfshi nga flakët mbrëmjen e sotme në hyrje të një pallati 5-katësh në lagjen “Liri Gero” në Fier.

Sipas autoriteteve, shkaqet e mundshme të incidentit lidhen me mbingarkesën në rrjetin elektrik. Zjarri u shua shpejt, duke parandaluar përhapjen e flakëve në pjesët e tjera të pallatit dhe në ndërtesat përreth.

Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar. Forcat e zjarrfikësve dhe autoritetet lokale mbeten në gatishmëri për situata të tjera të ngjashme.

The post Fier, një kabinë elektrike përfshihet nga flakët pa pasoja për njerëzit appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: