Reshjet e shiut dhe era e fortë rrëzojnë pemën, bllokohet rruga në Shkodër

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Reshjet e shiut dhe era e fortë në Shkodër gjatë natës ka bërë që rruga e Rusit në qytet të jetë e bllokuar prej orës 4 të mëngjesit.

Shkak është bërë rrëzimi i një peme në atë segment rrugor.

Policia ka marrë masa duke devijuar rrugën për shkak të rrezikshmërisë dhe bllokimit.

Punonjësit e Ndërmarrjes të Shërbimeve Publike kanë ndërhyrë duke bërë prerjen e pemëve me sharrë elektrike për të liruar rrugën.

Nga rrëzimi i pemëve nuk ka persona të lënduar apo dëme materiale.

The post Reshjet e shiut dhe era e fortë rrëzojnë pemën, bllokohet rruga në Shkodër appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: