Berisha komenton shkurt reagimin e Ramës për Belinda Ballukun në SPAK

Shpërndaje:

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka komentuar qendrimin e kryeministrit Edi Rama për Belinda Ballukun, e cila është marrë në hetim nga SPAK.

Kreu i qeverisë tha për Deutsche Welle se: Nuk kam asnjë koment për asnjë rast, sepse siç e kam thënë ne kemi punën tonë, drejtësia ka punën e vet. Dhe deri kur çështje të caktuara marrin formën e tyre të prerë, të gjithë njerëzit janë të pafajshëm dhe të padënueshëm nga gjykata popullore e politikës dhe e mediave që i shërbejnë politikës” – u shpreh Rama përgjatë një interviste për DW.

Sali Berisha u shpreh se Rama nuk ka koment, sepse ka ndarë paratë me Ballukun.

“Nuk ka asnjë koment sepse kanë ndarë paratë bashkë!!”, shkroi Sali Berisha teksa postoi videon e Ramës për DW.

Lexo më tej: Belinda Balluku në SPAK, vjen reagimi i parë i Edi Ramës (VIDEO) 

The post Berisha komenton shkurt reagimin e Ramës për Belinda Ballukun në SPAK appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: