Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Një aksident është shënuar paraditen e kësaj të diele në Çërravë të Pogradecit. Një automjet është përplasur me një motor me targa të huaja.
Për pasojë të plagosur kanë mbetur një çift të huajsh që udhëtonin me motorin, të cilët fatmirësisht nuk kanë dëmtime të rënda.
Ata janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa në vendnngjarje ka shkuar policia për të përcaktuar rrethanat e aksidentit.
The post Aksident në Pogradec, dy turistë të plagosur appeared first on Lapsi.al.
