KAS rrëzon kërkesën e Gjergj Nikës për të garuar si kandidat i pavarur në Vlorë

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve (KAS), i mbledhur mbrëmjen e kësaj të diele (26 tetor), ka rrëzuar kërkesën e Gjergj Nikës për t’u regjistruar si kandidat i pavarur për Bashkinë e Vlorës.

Sipas arsyetimit të anëtarëve të KAS, edhe pse Nika mban mandatin e këshilltarit bashkiak, ai duhet të kishte regjistruar një Komitet Nismëtar, në përputhje me kërkesat ligjore për kandidatët e propozuar nga zgjedhësit.

Gjergj Nika, kërkoi që të merrte pjesë në zgjedhjet lokale të 9 nëntorit, por  nuk u regjistrua nga Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi.

Kryetari i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, theksoi se Nika duhej të ishte propozuar nga një Komitet Nismëtar dhe të kishte ndjekur procedurën ligjore për regjistrim.

Pas këtij vendimi, Gjergj Nika paraqiti ankimim, i cili u shqyrtua nga KAS gjatë mbledhjes së sotme, por kërkesa e tij u rrëzua.

Në reagimin e tij në rrjetet sociale, Nika u shpreh se vendimi i KAS-it është i motivuar politikisht, duke akuzuar institucionin për mungesë paanësie në procesin zgjedhor.

“Vendimet e KAS-it duken të ndikuara nga linja politike që udhëzon procesin zgjedhor. Pavarësia është vënë seriozisht në pikëpyetje. Beteja vazhdon në Kolegjin Zgjedhor”, shkruan Gjergj Nika në Facebook.

The post KAS rrëzon kërkesën e Gjergj Nikës për të garuar si kandidat i pavarur në Vlorë appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: