Binjakët Shpendi shkëlqejnë në Itali, Kristiani shënon për Cesenën dhe barazon Stivenin që luan me Empolin

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Binjakët shqiptarë, Kristian dhe Stiven Shpendi, po shkëlqejnë në futbollin italian dhe po tërheqin vëmendjen me paraqitjet e tyre në Serinë B. Mbrëmjen e sotme, Kristian Shpendi shënoi për Cesenën në minutën e 34-t, duke realizuar nga pika e bardhë e penalltisë dhe duke kaluar skuadrën e tij në avantazh ndaj Karrareses.

Ky ishte goli i katërt i Kristianit në dhjetë javët e para të kampionatit, duke barazuar vëllain e tij Stivenin, që luan për Empolin dhe gjithashtu ka realizuar 4 gola me fanellën e kaltër.

Kështu, binjakët Shpendi po zhvillojnë një rivalitet interesant në distancë në Serinë B, duke sfiduar njëri-tjetrin për numrin e golave të shënuar dhe duke treguar se talenti shqiptar po lartësohet në futbollin italian.

gijotina.com/

The post Binjakët Shpendi shkëlqejnë në Itali, Kristiani shënon për Cesenën dhe barazon Stivenin që luan me Empolin appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: