Një gol mjafton, Egnatia i jep Teutës humbjen e parë të sezonit.

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Egnatia i ka shkaktuar Teutës humbjen e parë sezonale në kampionat. Rrogozhinasit triumfuan minimalisht në shtëpi, në ndeshjen e vlefshme për javën e 9-të të Kategorisë Superiore.

Siç edhe pritej, ndeshje nisi me spektakël, me raste në të dyja portat. Buriç dha sinjalin e parë për Egnatian, ndërsa Teuta reagoi me Arifin, gjuajtja e të cilit shkoi mbi portë. Pas gjysmë ore lojë, Ruçi dhe Buriç iu afruan avantazhit për Egnatian, por tentativat e tyre, nuk kishin saktësinë e duhur.

Festa për vendasit shpërtheu në minutën e 43-të. Kotobelli humbi një top në afërsi të zonës dhe Albanese nuk fali, duke e ndalur topin në fundin e rrjetës, pas asistit të marrë nga Selmani.

Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, ndërsa e dyta ishte më e qetë. Durrsakët e kishin të vështirë për të reaguar, ndërsa Egnatia iu afrua edhe të dytit. Pavarësisht tentativave, rezultati mbeti i pandryshuar, me Egnatian që rikthehet te fitorja, ndërsa Teuta pëson humbjen e parë sezonale.

Me këtë sukses, kampionët në fuqi ngjiten në vendin e dytë me 18 pikë të grumbulluara, ndërsa skuadra bregdetare mban vendin e tretë me 14 pikë.

gijotina.com/

The post Një gol mjafton, Egnatia i jep Teutës humbjen e parë të sezonit. appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: