Shtyhet seanca gjyqësore ndaj Erion Veliajt, shkak bëhet kërkesa e avokatëve

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Është shtyrë sërish seanca paraprake në ngarkim të ish-kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj. Shkak u bë mungesa e një prej avokatëve.

Ndërkohë gjykata e posaçme legjitimoi avokatin e ri të Veliajt, Artan Gjermeni i cili kërkoi kohë të njihej me aktet. Vetë Veliaj nuk mori pjesë në seancë.

Sakaq seanca e radhës është parashikuar të mbahet më datë 12 nëntor në orën 09:00.

Erion Veliaj përballet me 13 akuza të rënda penale, të cilat lidhen kryesisht me korrupsion pasiv, pastrim parash, shpërdorim detyre dhe falsifikim të pasurisë. Sipas SPAK, akuza përfshijnë:

  • 9 raste korrupsioni të zyrtarëve të lartë, të kryera në bashkëpunim;
  • Pastrim parash përmes kompanive private dhe OJF-ve të lidhura me bashkëshorten;
  • Deklarim i rremë i pasurisë;
  • Fshehje të ardhurash;
  • Shpërdorim detyre;
  • Futje e sendeve të paligjshme në ambientet e vuajtjes së dënimit.

The post Shtyhet seanca gjyqësore ndaj Erion Veliajt, shkak bëhet kërkesa e avokatëve appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: