Aksident tragjik në Korçë, humb jetën drejtuesi i një motoçiklete

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Korçë, afër fshatit Dishnicë, pranë një karburanti.

Sipas informacioneve paraprake, një mjet ka përplasur një motor, ku drejtuesi i motoçikletës ka ndërruar jetë në vend.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë efektivë të Policisë Rrugore dhe një ekip i shërbimit mjekësor urgjent.

Hetimet për përcaktimin e shkakut dhe rrethanave të aksidentit janë ende në vazhdim, ndërsa po hetohet edhe drejtuesi i automjetit që shkaktoi përplasjen.

Policia apelon për kujdes maksimal në rrugë dhe respektimin e rregullave të qarkullimit për të shmangur tragjedi të ngjashme.

The post Aksident tragjik në Korçë, humb jetën drejtuesi i një motoçiklete appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: