Berisha vë në karrige foton e Ramës me McGonigal, PS refuzon komisionin hetimor

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Kryetari i PD, Sali Berisha, ka vendosur foton e kryeministrit Edi Rama me McGonigal tek karrigia e tij bosh, para fjalës pasditen e së enjtes në Kuvendin e Shqipërisë.

Berisha duke ironizuar, tha se këto i interesojnë medias por ato mungojnë në sallë.

“I paske hequr mediat, keni frikë dhe tmerr nga mediat ju”, dëgjohet të thotë Berisha para nisjes së fjalimit në Kuvend.

Grupi palamentar i PD, ka kërkuar në mënyrë të përsëritur këtë komision hetimor për një nga skandalet më të mëdha të kohës që bashkon në një kryezbuluesin amerikan të FBI, Charles McGonigal, kreun e qeverisë Edi Rama, ministra të tij, zyrtarë, gjykatës, prokurorë dhe dimensionet e këti skandali janë ende të papërcaktuara.

Një gjë është e sigurt se McGonigal me të cilin Edi Rama ishte krenar për miqësinë e tij u soll si një horr në këtë vend, që shkelmoi betimin në Kushtetutën e vendit të tij, u bë 1 me Edi Ramën, u përfshi në akte të shëmtuara që i kushtoi shqiptarëve miliona euro”, tha Berisha ndër të tjera në fjalën e tij.

Por ndërkohë mazhoranca e refuzoi kërkesën e opozitës për ngritjen e një komisioni të tillë. Bledi Cuci foli në emër të PS-së duke argumentuar pse ky komision është i panevojshëm sipas PS.

The post Berisha vë në karrige foton e Ramës me McGonigal, PS refuzon komisionin hetimor appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: