KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit Besnik Shehu

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, (KPA) njoftoi sot lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK), për shkarkimin nga detyra të gjyqtarit të Korçës, Besnik Shehu.

Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupi gjykues Kolegjit, i kryesuar nga Ina Rama, me relatore Mimoza Tasi dhe anëtarë Sokol Çomo, Natasha Mulaj e Rezarta Schuetz, pas shqyrtimit në dhomë këshillimi të ankimimit të kryer nga ish-gjyqtari Shehu.

Vendimi i KPA është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

Gjyqtari Besnik Shehu u shkarkua nga detyra prej Komisionit të Pavarur të Kualifikimit më 6 prill 2023 për deklarim të pasaktë të pasurisë.

Besnik Shehu e filloi karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1995 dhe punoi prej më shumë se dy dekadash si gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë.

The post KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit Besnik Shehu appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: