Zbulohet arsyeja e paraqitjes së Bashës në SPAK/ Pyetet si person në dijeni për 21 janarin

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është paraqitur pasditen e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Basha është paraqitur në godinën e Prokurorisë së Posaçme rreth orës 16:00.

Bëhet me dije se Basha është thirrur nga prokurori Alfred Shehu, si deklarues për hetimet e 21 Janarit, kur ai ishte ministër i Brendshëm.

Çfarë ndodhi më 21 janar?

Më 21 janar 2011, në një protestë të organizuar nga Partia Socialiste, asokohe në opozitë, u vranë nga Garda e Republikës 4 protestuesit Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Hekuran Deda dhe Aleks Nika.

Kryeministri i kohës, Sali Berisha deklaroi se opozita kishte përgatitur një “grusht shteti” për të rrëzuar qeverinë, ndërsa opozita akuzoi qeverinë se vrau 4 qytetarë të pafajshëm.

Në hetimin që u bë për vrasjen e protestuesve, të pandehur u morën Ndrea Prendi dhe Agim Llupo, ndërsa gjykata vlerësoi me vendim se vrasjet kanë ndodhur nga pakujdesia.

Të dy të pandehurit u dënuan, ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi me 1 vit ndërsa gardisti Agim Llupo me 3 vite burg.

Por një publikim i ri ka dalë në dritë 12 vite pas ngjarjes.

Gazetari Artan Hoxha publikoi audiopërgjimet e shërbimeve të huaja ku zbardhet urdhëri i marrë për të hapur zjarr ndaj protestuesve.

The post Zbulohet arsyeja e paraqitjes së Bashës në SPAK/ Pyetet si person në dijeni për 21 janarin appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: