Ish-trajneri i Kombëtares, De Biasi i sigurt për Asllanin: Bëri mirë që u largua nga Inter dhe tani do të rritet!

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Gianni De Biasi ka folur së fundmi për mesfushorin e Shqipërisë, Kristjan Asllanin. Ish-trajneri i Kombëtares shqiptare ka theksuar, se futbollisti elbasanas ka bërë zgjedhjen e duhur, duke u larguar nga Inter.

“Unë mendoj se po, pasi Kristjan ka nevojë të luajë dhe ta bëjë me vazhdimësi, të jetë në qendër të një projekti teknik. Te Interi ishte në funksion të plotësimit të një projekti teknik.

Ndërsa tani mund të krijojë eksperienca të reja pasi ka ndryshuar ambient, trajner dhe persona me të cilët të përballet. Ky është një proces që do ta ndihmojë në rritjen e tij”, është shprehur Gianni De Biasi.

The post Ish-trajneri i Kombëtares, De Biasi i sigurt për Asllanin: Bëri mirë që u largua nga Inter dhe tani do të rritet! appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: