(VIDEO) Kapet në flagrancë autovjedhësi në Tiranë, 35-vjeçari drejtonte makinën e sapo vjedhur në Yrshek

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 35-vjeçar, i cili u kap në flagrancë duke drejtuar një automjet të vjedhur vetëm pak kohë më parë në zonën e Yrshekut.

Sipas njoftimit zyrtar, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 ndërhynë menjëherë pas marrjes së informacionit për vjedhjen e një automjeti dhe organizuan punën për identifikimin e autorit. Si rezultat, u arrestua shtetasi D. K., 35 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas u ndalua në Rrugën e Qelqit, teksa po drejtonte automjetin tip “Volkswagen”, në pronësi të shtetasit M. E., i cili kishte denoncuar vjedhjen e mjetit nga oborri i banesës së tij.

Automjeti i vjedhur është sekuestruar nga Policia, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për vijimin e hetimeve.

The post (VIDEO) Kapet në flagrancë autovjedhësi në Tiranë, 35-vjeçari drejtonte makinën e sapo vjedhur në Yrshek appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: