Përplasje mes Van Dijk dhe Rooney: Është e lehtë të fajësosh më veteranët…

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Liverpool u kthye te fitorja në kampionatin anglez pasi mposhti Aston Villa 2-0 për të harruar ato momente krize që kaloi. Dinamika negative e The Reds është diskutuar shumë edhe nga legjenda të futbollit anglez mes te cilëve dhe Wayne Rooney.

Ikona e Manchester United nuk i kurseu kritikat në drejtim të disa peshave të rënda te Liverpool. ‘Ky është një moment të trajneri dhe liderët e skuadrës e kanë të nevojshme ta zgjidhin sa më shpejt. Van Dijk dhe Salah kanë nënshkruar kontrata të reja, por nuk besoj se e kanë drejtuar me të vërtetë skuadrën-ishte komenti i Rooney.

Padyshim që kapiteni i Liverpool, Virgil Van Dijk reagoi dhe i hodhi akoma më shumë benzinë zjarrit. ‘Nuk e dëgjova ta thotë këtë sezonin e kaluar kur fituam premier League-ishin fjalët e qendërmbrojtësit holandez-sigurisht ai është një legjendë, një futbollist i madh dhe unë mund të them vetëm gjëra pozitive. Por e ndjej se ky koment i tij është një kritikë shumë sipërfaqësore’

Por Van Dijk nuk e la me kaq.

‘Është e lehtë të fajësosh futbollistët më veteranë, por ai e di që të gjithë ne ndihmojmë njëri-tjetrin për të dalë nga kjo situatë-shtoi Van Dijk që më pas e mbylli këtë diskutim-nuk ka mëri, nuk e marr si diçka personale në mënyrë absolute’. Ndeshja e radhës së Liverpoolit tani është ajo e së martës në Ligën e kampioneve kundër Realit të Madridit të Xabi Alonsos, një sfidë kjo që mund shënojë kthimin përfundimtar të situatës në favor të skuadrës së The Reds

The post Përplasje mes Van Dijk dhe Rooney: Është e lehtë të fajësosh më veteranët… appeared first on www.lexo.al.

Shpërndaje: