Shiu ‘përmbyt’ rrugët në Durrës, vështirësohet qarkullimi për mjetet dhe qytetarët

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Moti i keq me reshje shiu që pushtoi vendin mbrëmjen e kaluar ka shkaktuar përmbytje në qytetin e Durrësit.

Reshjet intensive kanë vërshuar në rrugë duke vështirësuar qarkullimin e mjeteve dhe këmbësorëve.

Mësohet se situata më problematike paraqitet në kryqëzimin te stadiumi”Niko Dovana”, rrethrrotullimi te Stacioni i Trenit dhe ai i Shkozetit, ndërsa prezencë uji ka pothuajse në të gjitha akset e brendshme të qytetit.

 

The post Shiu ‘përmbyt’ rrugët në Durrës, vështirësohet qarkullimi për mjetet dhe qytetarët appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: