“Si u ndryshuan kriteret e tenderit?” Bardhi publikon përgjimin nga dosja Balluku

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Gazment Bardhi, kryetar i grupit parlamentar të PD, reagoi sot pas publikimit të përgjimeve nga dosja penale nr. 181, 2024, që lidhet me Zëvendëskryeministren Belinda Balluku.

Bardhi deklaroi se dosja tregon sesi funksionon shteti nën drejtimin e Edi Ramës dhe theksoi se opozita do të bëjë transparencë të plotë mbi aferën korruptive, duke denoncuar jo vetëm publikisht, por edhe institucionalisht në SPAK.

“Ndjehem krenar që grupi ynë parlamentar denoncon aferat e kësaj qeverie dhe ndjek procedurat institucionale,” tha Bardhi. Ai theksoi se procesi penal nuk mund të konsiderohet i plotë pa kthimin e parave të korrupsionit në buxhetin e shtetit.

Në një koment ironik, Bardhi shtoi se Belinda Balluku, nëse do të udhëhiqte procesin e integrimit europian, do t’u tregonte edhe partnerëve të BE-së “si mund të bëjnë korrupsion dhe si ndahen tenderat për qoka pushteti.”

REAGIM I KRYETARIT TË GRUPIT PARLAMENTAR TË PD, GAZMENT BARDHI
I tronditur nga dosja penale e një Zëvendëskryeministri që e trajton shtetin si oborrin e shtëpisë.  Opozita do të bëjë transparencë të plotë të aferës korruptive të Belinda Ballukut që tregon sesi funksionon shteti nën drejtimin e Edi Ramës. Ndjehem krenar që aferat e kësaj Qeverie, grupi ynë parlamentar jo vetëm i denoncon publikisht, por edhe institucionalisht në SPAK. Procedimi penal nr. 181, viti 2024, që ka nisur mbi bazën e kallëzimit tonë, nuk do të jetë kurrë i plotë nëse paratë e korrupsionit nuk kthehen në Buxhetin e Shtetit.
P.s: E pandehura Belinda Balluku mendoj se duhet të udhëheq procesin e integrimit europian. Me atë rast, i tregon edhe BE sesi mund të bëjnë korrupsion dhe sesi mund ti ndajnë tenderat për qoka pushteti.

The post “Si u ndryshuan kriteret e tenderit?” Bardhi publikon përgjimin nga dosja Balluku appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: