Ekzekutoi me 6 plumba djalin e xhaxhait, gjykata lë në burg Bertil Alliajn

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Gjykata e Shkallës së parë Vlorë ka caktuar masën e sigurisë “ arrest ne burg” për Bertil Alliaj, i cili akuzohet se vrau me armë zjarri djalin e xhaxhait të tij, Dalan Alliaj, në fshatin Gjorm të Vlorës.

Seanca e cila ka zgjatur për më shumë se 60 minuta është drejtuar nga gjyqtar Etien Isak ndërsa Alba Meta prokuror. Gjate seancës i pandehuri ka theksuar “nuk jam në gjendje të flas, jam dakord me avokatin”.

Bertil Alliaj u arrestua më 2 nëntor në malësinë e Gjormit nga ku ishte arratisur pas krimit.  Pas pesë orësh ndjekjeje, Bertil Alliaj u lokalizua dhe u arrestua nga forcat e rendit. Gjatë kontrollit fizik, atij iu gjet një armë zjarri e llojit “Beretta FS92”, e dyshuar si arma e krimit, së bashku me një krehër dhe 10 fishekë.

Bertil Alliaj rezulton person në kërkim prej vitesh dhe i dënuar me 35 vite burg për vrasje në rrethana cilësuese dhe armëmbajtje pa leje, në lidhje me masakrën e Çoles në vitin 2015.

 

The post Ekzekutoi me 6 plumba djalin e xhaxhait, gjykata lë në burg Bertil Alliajn appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: