Një person gjendet i pajetë pranë hekurudhës Peqin-Elbasan

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një person është gjetur i pajetë ditën e sotme në afërsi të trasesë së hekurudhës që lidh qytetin e Peqinit me Elbasanin.

Trupin e viktimës e ka zbuluar një kalimtar, i cili menjëherë ka njoftuar policinë lokale.

Megjithatë, ende nuk dihen detaje lidhur me rrethanat e ngjarjes. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të situatës.

The post Një person gjendet i pajetë pranë hekurudhës Peqin-Elbasan appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: