Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Vijon puna e Specializuar e Hetimit të Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Vlorë për gjurmimin, identifikimin dhe sekuestrimin e pasurive që dyshohet se janë përfituar nga të ardhura të paligjshme.
Nën drejtimin e Prokurorisë Sarandë, janë evidentuar dy raste të rëndësishme:
1️⃣ Shtetasi K. Q., alias J. H., 43 vjeç, banues në Sarandë, me precedentë në fushën e narkotikëve, i dyshuar për “Pastrimin e produkteve të veprës penale”.
Gjykata ka vendosur sekuestro preventive mbi pasuritë e tij, duke përfshirë:
-
Hotel 6-katësh me 37 dhoma në Sarandë
-
Hotel 4-katësh me 15 dhoma + lokal
2️⃣ Shtetasi A. K., 53 vjeç, banues në Sarandë, me precedentë kriminalë në krime ndaj personit, trafiqe dhe narkotikë, i dyshuar po ashtu për “Pastrimin e produkteve të veprës penale”.
Sekuestro preventive janë vendosur mbi pasuritë e tij në Sarandë, Tiranë, Rradhimë (Vlorë) dhe Memaliaj-Tepelenë, duke përfshirë apartamente, lokale, parcela ndërtimi, truall dhe mjete lundruese/automjete, si dhe 12 llogari bankare.
Vlera totale e pasurive të sekuestruara arrin rreth 12 milionë euro. Hetimet vijojnë për identifikimin dhe sekuestrimin e aseteve të tjera që mund të jenë regjistruar në emër të personave të tjerë, nga këta shtetas ose familjarët e tyre.
The post Sarandë: Sekuestro pasurish prej 12 mln € e dy hotele. Çfarë dyshohet… appeared first on GIJOTINA.
