U ekstradua nga Britania, ky është nipi i ish-deputetit të PDIU-së

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Është ekstraduar nga Mbretëria e Bashkuar drejt Shqipërisë 33-vjeçari Mikel Hoxha, i dënuar me pesë vjet burg për plagosje të rëndë me dashje dhe armëmbajtje pa leje. Haxha eshte nipi i ish-deputetit të PDIU-së, Dritan Bici.

Ekstradimi u krye si rezultat i bashkëpunimit ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Mançester, pas një periudhe kërkimi ndërkombëtar ndaj të dënuarit.

Sipas autoriteteve, Mikel Hoxha ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Apelit Durrës, në vitin 2021, e kishte dënuar me 5 vjet burg për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Mbajtje pa leje e armëve dhe municionit”.

gijotina.com/

The post U ekstradua nga Britania, ky është nipi i ish-deputetit të PDIU-së appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: