Zgjedhjet në 5 bashki/ Zbulohet pjesëmarrja deri në oarën 12.00

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, (KQZ) ka publikuar të dhënat e fundit sa i përket pjesëmarrjes në zgjedhjet për 5 kryebashkiakët e Matit, Tepelenës, Vlorës, Beratit dhe Cërrikut.

Pjesëmarrja e përgjithshme deri në orën 12:00 ishte 10.82%. Pjesëmarrja më e lartë duket në Mat me 24.21% i ndjekur nga Tepelena me 21.27% ndërsa pjesëmarrja më e ulët është në Vlorë me 6.94%.

Në tre bashki Berat, Mat dhe Tepelenë, kryetarët dhanë dorëheqjen për tu bërë deputetë. Në Cërrik, kryetari i bashkisë Andis Hasalla u emërua në kabinetin qeveritar si Ministër i Bujqësisë. Në Vlorë kryetari i bashkisë Ermal Dredha dha dorëheqjen pas sulmeve të Ramës.

The post Zgjedhjet në 5 bashki/ Zbulohet pjesëmarrja deri në oarën 12.00 appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: