Karabinieria ndalon 21-vjeçarin shqiptar, i gjen 6 kilogramë kokainë dhe 18 mijë euro të fshehura në makinë

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një 21-vjeçar shqiptar, banues në provincën e Bergamos, është arrestuar nga karabinierët në Bari pasi u kap me rreth 6 kilogramë kokainë të fshehur në automjetin e tij.

Mjeti, i nisur nga Osio Sopra, u ndalua gjatë kontrollit rutinë në pikën e pagesës Bari Nord të autostradës A14.

Gjatë verifikimeve, me ndihmën e qenit antidrogë, efektivët zbuluan një dyfishe të fshehtë nën sediljen e pasme, i cili hapej përmes një mekanizmi elektronik të maskuar me kujdes.

Brenda hapësirës sekrete, karabinierët gjetën gati 6 kilogramë kokainë të ndarë në pako, si edhe 18.100 euro në para të gatshme, të përbëra nga bankënota të prerjeve të ndryshme.

I riu u shoqërua në komisariat për verifikime të mëtejshme dhe më pas u arrestua, duke u dërguar në burgun e Barit.

gijotina.com/

The post Karabinieria ndalon 21-vjeçarin shqiptar, i gjen 6 kilogramë kokainë dhe 18 mijë euro të fshehura në makinë appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: