Sherr me thikë në Vlorë, plagoset 30-vjeçari dërgohet në spital

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një përleshje me motive të dobëta ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen “24 Maji” në Vlorë, ku një shtetas ka mbetur i plagosur.

Rreth orës 20:00, B. S., 30 vjeç, u dëmtua me një mjet prerës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spital.

Policia lokale ka ndërmarrë menjëherë veprimet, duke identifikuar dhe shoqëruar personat e dyshuar përfshirë në konflikt në ambientet e Komisariatit të Policisë Vlorë.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e plotë të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj.

The post Sherr me thikë në Vlorë, plagoset 30-vjeçari dërgohet në spital appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: