Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Seanca gjyqësore në Gjykatën e Posaçme të Apelit, ku do të shqyrtohej kërkesa e Ilir Metës për shuarjen e masës së sigurisë është shtyrë. Mësohet se shkak për shtyrjen e seancës u bë kërkesa e paraqitur nga mbrojtja për përjashtimin e gjyqtares Saida Dollani.
Sipas avokatit Cakrani, gjyqtarja nuk mund të gjykojë të njëjtin person për dy kërkesa të ndryshme, pasi muajin e kaluar ka qenë po ajo që ka shqyrtuar çështjen për revokimin e masës së sigurisë, ku vendosi mospranimin e kërkesës. Në këto kushte, trupa gjykuese vendosi që seanca e radhës të mbahet më datë 14 nëntor, në orën 09:00.
The post Kërkon lirimin nga qelia, Apeli i GJKKO shtyn seancën për Ilir Metën në 14 nëntor appeared first on Lapsi.al.
