Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Futbollisti i njohur argjentinas, Lionel Messi, u bë pjesë e një ngjarjeje të pazakontë kur “hyri” papritur në një propozim fejese, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e çiftit por edhe të mediave pas publikimit të saj.
Videoja e momentit, që po qarkullon gjerësisht në rrjet, tregon Messin duke kaluar pas çiftit, rrugëve të Barcelonës, me shumë gjasë pranë stadiumit Camp Nou ku dje bëri një vizitë të palajmëruar./ MXH
