Mot i keq lë Gramshin në errësirë, pezullohet mësimi dhe linjat e transportit

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Qyteti i Gramshit ndodhet në errësirë prej më shumë se 24 orësh. Sipas informacioneve paraprake, më të prekurit rezultojne shtatë fshatrat e njësisë administrative Kukur. Kjo, pasi për shkak të motit të keq janë bllokuar rrugët dhe është dëmtuar rrjeti i energjisë elektrike.

Në kuadër të kësaj janë mbyllur shkollat dhe linjat e transportit publik, të cilat lidhin fshatrat me qytetin. Punonjësit e OSHE po punojnë për të rikthyer energjinë elektrike. Ndërkohë, strukturat e mbrojtjes civile të Bashkisë Gramsh po monitorojnë situatën, për shkak të rrezikut të shtuar nga prurjet e larta të ujit në zonat malore.

The post Mot i keq lë Gramshin në errësirë, pezullohet mësimi dhe linjat e transportit appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: