Policia merr makinën ku vra Gilmando Dani dhe u plagos miku i tij

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Policia ka larguar automjetin luksoz tip Benz me të cilin udhëtonin Gilmando Dani dhe miku i tij Muçi Shaljani (Sheqeri) pas afro 5 orësh nga atentati i ndodhur pranë Aeroportit të Rinasit.

Në këtë ngjarje mafioze, 47-vjeçari Dani mbeti i vrarë, ndërsa Shaljani 40 vjeç u plagos rëndë dhe ndodhet në gjendje kritike në Spitalin e Traumës në Tiranë. Atentati ndodhi rreth orës 14:20 të së martës në rrethrrotullimin e parë sapo del nga aeroporti.

Policia është duke këqyrur kamerat e sigurisë në zonë me qëllim identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e lëvizjeve të tyre para dhe pas ngjarjes.

Pesë orë nga atentati që tronditi vendin! Policia largon

Pas kryerjes së krimit ata dogjën makinën e tyre tip Toyota Yaris në fshatin Halil të Fushë Krujës. Brenda saj u gjetën 4 armë të llojeve të ndryshme që dyshohet se u përdorën në krim. ©LAPSI.al

The post Policia merr makinën ku vra Gilmando Dani dhe u plagos miku i tij appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: