Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Gjykata e Apelit në Tiranë ka vendosur të rrëzojë kërkesën e Gjon Shkambit për të ndryshuar masën e sigurisë, duke lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për “arrest në burg”. Në seancën e apelimit, Shkambi argumentoi se nuk ka qenë autor apo bashkëpunëtor në ngjarjen e rëndë ku humbi jetën gjyqtari Astrit Kalaja dhe u plagosën dy persona të tjerë, palë në proces.
Ai pretendoi se nuk kishte asnjë dijeni për veprimet e nipit të tij, Elvis Shkambi, i cili qëlloi me armë menjëherë pasi gjyqtari lexoi vendimin që rrëzonte kërkesën e tij për një çështje pronësie. Ndërkohë, Elvis Shkambi, 30 vjeç, mbetet në paraburgim dhe nuk ka paraqitur kërkesë për ndryshim të masës së sigurisë.
The post Vrasja gjyqtarit/ Gjon Shkambi kërkoi masë më të lehtë, Gjykata e lë në burg appeared first on Lapsi.al.
