Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të mërkurë në zonën e Zall-Bastarit, ku një automjet ka rënë në një humnerë, duke shkaktuar vdekjen e dy personave.
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Tiranës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:10, në fshatin Zall-Bastar, ku automjeti me të cilin udhëtonin shtetasit M. D. (rreth 45 vjeç) dhe B. H. (50 vjeç) ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në humnerë.
Fatkeqësisht, të dy personat kanë humbur jetën në vend si pasojë e përplasjes së fortë.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe Grupi Hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit tragjik.
The post Aksidenti në Zall-Bastar/ Reagon policia: Humbën jetën dy burra 45 dhe 50 vjeç appeared first on GIJOTINA.
