“E di kush mund të hyjë e shënojë” Sylvinho bën parashikuesin ndaj Andorrës

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

“Nesër ekipi ynë do jetë i njëjti që nisi kualifikueset kundër Anglisë. I njëjti shpirt, i njëjti ekip si është ndërtuar. Ne do jemi i njëjti ekip. Është e vërtetë, që mund të ketë ndryshim me një sulmues apo mesfushor tjetër, por ekipi i njëjtë, ndryshimet janë sipas ekipit me të cilit përballemi. Nesër na duhet fitorja”. Më i qartë se kaq Sylvinho nuk mund të ishte. Tekniku i Kombëtares në konferencën për shtyp ka kërkuar trajtimin e andorranëve, njësoj sikur të ishte ndeshja me Tre Luanët.

Andorra e Koldo Alvarez, një trajner që ka shumë vite në drejtim, do të mundohet të bëjë lojën e saj, duke fortifikuar prapavijën. Sylvinho e pret një lojë të tillë dhe me sa duket nuk i frikësohet: “Mendoj se rezultatet nuk janë të thella, do të jetë një ndeshje ndryshe nga ajo e para që shënuam dy gola shpejt dhe na qetësoi”. “Andorra është ekip që lufton për çdo centimetër në fushë, është ekip që shpresojmë të fitojmë ndaj tij. Por më pyetët dhe them se është e vështirë”.

Lexo më tej: “Nëse më pyesnit para 10 viteve, jo”. Gjimshiti ëndërron Botërorin: “Kemi një qëllim”

Sylvinho ka në mendje vetëm zgjidhjen e ndeshjes, duke qenë se me Andorrën vlen vetëm fitorja. E në këtë pikë, braziliani duket se e ka një ide: “Nuk më shqetëson moduli, por të hedh një lojtar që të shfaqë një futboll të mirë në hapësira që mund të shfrytëzojë – tha tekniku, duke shtuar -. Nuk dua të them emra, se janë 3-4-5 lojtarë që janë mësuar të shënojnë. Janë njerëz që në vitet e fundit me ne janë ata që kanë shënuar më shumë. Jam i qetë për lojtarët dhe jam i qartë kush mund të futet në fushë dhe të shënojë”.

Ëndërra mbetet natyrisht Botërori, por që, edhe nëse fitohet kundër andorranëve, do të kalojë përmes playoff-it. Sidoqoftë, objektivi për teknikun Brazilian është i arritur, por Sylvinho dëshiron ta provojë deri në fund: “Padyshim afrohet Botërori, për ne në fakt afrohet play-off. E dimë që është një hap shumë i vështirë, është një situatë shumë e mirë, nuk ka ndodhur kurrë më parë që ky ekip të shkojë në ndeshjet e fundit në gjendje të shkojmë në play-off të Botërorit. Tani duam ta shfrytëzojmë, nëse bëjmë një ndeshje të mirë ndaj Andorrës, mund të ndodhë”.

The post “E di kush mund të hyjë e shënojë” Sylvinho bën parashikuesin ndaj Andorrës appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: