Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Myftiu i Shkodrës, imam Muhamed Sytari, ka reaguar pas heqjes së tabelave nga policia, të cilat përmbanin thënie fetare. Tabelat ishin vendosur në hyrje të oborrit të xhamisë “Ebu Bekër” në qytetin e Shkodrës. Gjatë një ligjërate, në kuadër të 35-vjetorit të faljes së parë të xhumasë pas regjimit komunist, myftiu tha se drejtori i policisë vendore të Shkodrës, Gentian Berberi është një “rrugaç” me pushtet.
Ai tha se tabela e hequr nga policia do të shumfishohet dhe do të vendoset në çdo cep të qytetit. Ndërsa shtoi se besimatët nuk frikësohen nga “rrugaçët” me pushtet që abuzojnë me detyrën.
“Ajo tabelë do të shumëfishohet dhe do të vendoset në çdo cep të Shkodrës. Askush nuk mund ta ndalë. Ne nuk frikësohemi nga rrugaçët me pushtet që abuzojnë me detyrën.” tha Myftiu
The post Heqja e tabelës para xhamisë në Shkodër, reagon Myftiu appeared first on Lapsi.al.
