Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Muçi Shaljani alias Sheqeri, i cili mbeti i plagosur rëndë në atentatin e mesditës së djeshme (11 Nëntor) ku u vra Gilmando Dani, ndodhet ende në intubim.
I plagosur raportohet se ndodhet në repartin e reanimacionit, në Spitalin e Traumës në gjendje të rëndë për jetën.
40-vjeçari raportohet se është qëlluar me 10 plumba në trup, 2 prej të cilëve në kokë.
Ndërkohë policia ka këqyrur kamerat e bizneseve dhe të aeroportit për të parë lëvizje të dyshimta për persona të tjerë që mund të kenë patur si rol për të informuar autorët që ndodheshin brenda automjetit tip Toyota.
Makina me autorët ishin të ndaluar te rrethrrotullimi dhe po prisnin viktimën dhe shokun e tij që mbeti i plagosur rëndë.
Po verifikohet për të gjitha mjetet e tjera apo njerëzit që kalojnë disa herë tek porta dalëse e aeroportit, ku të skeduar janë pikërisht ata njerëz që kanë qëndruar më gjatë dhe janë larguar sapo kanë dalë Gilmando Dani dhe Muçi Shaljani Sheqeri.
Si ndodhi ngjarja
Ka qenë ora 14:30 e të martës (11 nëntor) kur persona ende të paidentifikuar sulmuan me breshëri kallashnikovi makinën ku ndodhej Gilmando Dani dhe miku i tij Muçi Shaljani Sheqeri. Ngjarja ndodhi në rrethrrotullimin e Rinasit, kur dy personat sapo kishin ardhur nga Spanja.
The post Mbeti i plagosur në atentatin ku u vra Gilmando Dani, Muçi Sheqeri ende në intubim appeared first on Lapsi.al.
