NASA shtyn lëshimin e raketës New Glenn për shkak të stuhisë diellore

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

NASA dhe kompania Blue Origin kanë njoftuar anulimin e misionit hapësinor të planifikuar për sot, për shkak të një stuhie diellore që pritet të jetë ndër më të fuqishmet e 20 viteve të fundit dhe që po i afrohet Tokës.

Misioni, që duhej të lëshonte raketën New Glenn dhe të dërgonte dy anije hapësinore ESCAPADE me destinacion Marsin, është shtyrë për të shmangur probleme në sistemet e komunikimit dhe navigimit satelitor, të cilat mund të ndikohen nga aktiviteti i lartë diellor.

Sipas Sky News dhe Shërbimit Gjeologjik Britanik (BGS), stuhi diellore tashmë po ndikon në komunikimet dhe sistemet GPS, duke rrezikuar sigurinë e misionit. Blue Origin deklaroi se lëshimi do të bëhet vetëm kur kushtet hapësinore të jenë të sigurta.

NASA shpjegon se një stuhi diellore përbëhet nga shpërthimi i grimcave dhe energjisë nga Dielli, i cili mund të shqetësojë fushën magnetike të Tokës dhe të ndikojë në teknologjitë e komunikimit dhe navigimit.

The post NASA shtyn lëshimin e raketës New Glenn për shkak të stuhisë diellore appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: