OBSH: Tuberkulozi, sëmundja më vdekjeprurëre në botë! Shifër rekord infektimesh

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, tuberkulozi mbetet sëmundja infektive më vdekjeprurëse në botë, teksa raportohet për një shifër rekord infektimesh.

Sipas raportimeve, tuberkulozi mbetet shkaku kryesor i vdekjes nga një sëmundje infektive në botë, me rreth 1.23 milionë njerëz që vdiqën prej tij vetëm vitin e kaluar. Kështu tha sot Organizata Botërore e Shëndetësisë, duke nënvizuar se sa i brishtë ka qenë progresi në përballimin e sëmundjes.

Vdekjet nga tuberkulozi ranë me 3% krahasuar me vitin 2023 dhe numri i rasteve ra gjithashtu me rreth 2% në nivel global, sipas raportit vjetor të OBSH-së. Rreth 10.7 milionë njerëz u infektuan me tuberkuloz në vitin 2024: 5.8 milionë burra, 3.7 milionë gra dhe 1.2 milionë fëmijë.

Tuberkulozi është një sëmundje e parandalueshme dhe e shërueshme. Shkaktohet nga një bakter që zakonisht prek mushkëritë. Përhapet nëpërmjet ajrit, më së shpeshti kur një pacient kollitet ose teshtin.

Në vitin 2024, dy të tretat e rasteve ishin të kufizuara në tetë vende:

India (25%), Indonezia (10%), Filipinet (6.8%), Kina (6.5%), Pakistani (6.3%), Nigeria (4.8%), Republika Demokratike e Kongos (3.9%) dhe Bangladeshi (3.6%).

Pesë faktorët kryesorë të rrezikut janë kequshqyerja, infeksioni HIV, diabeti, pirja e duhanit dhe problemet shëndetësore për shkak të konsumit të alkoolit. OBSH vlerëson se qasja e shpejtë në trajtime ka shpëtuar 83 milionë jetë që nga viti 2000.

The post OBSH: Tuberkulozi, sëmundja më vdekjeprurëre në botë! Shifër rekord infektimesh appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: