Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Mbledhja e Komisionit për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm u zhvillua mes debatësh të forta, teksa në rend dite ishte shqyrtimi i projektbuxhetit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë për vitin e ardhshëm. Ministrja Belinda Balluku nuk ishte e pranishme në seancë, pasi në vend të saj ishte dërguar zëvendësministrja, e cila mbajti prezantimin.
Ky vendim solli reagim të ashpër nga Kreu i grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, i cili kërkoi që ajo të paraqitej vetë, duke theksuar se ministrja nuk mund të shmangë përgjegjësinë publike. Për shkak të përplasjeve mes anëtarëve të mazhorancës dhe opozitës, kryetarja e Komisionit, Anila Denaj, vendosi pezullimin e mbledhjes.
“Nuk më kontrollon dot fjalën, po të citoj nenin 80 të rregullores. Pr,.buxheti ka procedurë të veçantë si shqyrtohet në Komisione. Rregullohet nga një kapitull i veçantë dhe kërkon prezencën e ministrit përgjegjës. Do duhet të miratojmë në parim buxhetin dhe fondet që do i japim ministrisë përkatëse. Ministrja duhet të vijë këtu dhe të na bindë se s’di duhet ti besojmë menaxhimin e këtij buxheti, kur me fakte dhe prova është kapur që më një projekt janë vjedhur 50 mln euro. Për ju kjo mund të mos jetë as e rëndë dhe as e pazakontë. Ministrja nuk pse fshihet, do duhet të vijë në komision dhe të japë llogari. Ju kërkoj të thërrisni ministren të prezantojë buxhetin. Nëse ka trup të vijë dhe të përballet me Kuvendin është çështje e saj personale, ne e kërkojmë për çështje institucionale. Fshihet si kriminele, si e pandehur, do duhet të japë llogari pavarësisht se është e pandehur”, tha Bardhi.
The post PD kërkon parqitjen e Ballukut dhe bllokon prezantimin e Buxhetit 2026 appeared first on Lapsi.al.
