Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Partia Demokratike ka shpallur protestën e radhës kundër qeverisë Rama, e cila do të zhvillohet të hënën, më 17 Nëntor, në orën 18:00, përpara Kryeministrisë.
Në thirrjen publike drejtuar qytetarëve, thuhet se pas Lali Erit, tani është radha e Lubi Ballukut dhe Ramaduros të shkojnë në burg.
‘Të dashur miq:
Pas Lali Erit është radha e Lubi Ballukut dhe Ramaduros që të përfundojnë në qeli. Është detyra jonë që ta shpëtojmë Shqipërinë. Që Parlamentin ta kthejmë te njerëzit.
Protestë,
E hënë dt. 17 Nëntor, Ora 18.00. @Kryeministria’, thuhet në mesazhin e shpërndarë nga Partia Demokratike
Protesta e 17 Nëntorit është një rinisje e aksionit opozitar për llogaridhënie dhe drejtësi ndaj aferave të qeverisë Rama.
Belinda Balluku është nën hetim nga SPAK për paracaktim të tenderit të tunelit të Llogarasë, ndërsa afera e aeroportit të Vlorës ka shpërthyer me akuza të ndërsjellja mes aksionerëve në këtë biznes.
The post PD protestë më 17 nëntor tek kryeministria appeared first on Lapsi.al.
