Qeveria vendos afat 72 orë për raportimin e dyshimeve për pastrim parash

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim të ri që detyron autoritetet licencuese dhe mbikëqyrëse të raportojnë menjëherë, brenda jo më shumë se 72 orësh nga momenti i konstatimit, çdo dyshim apo informacion që lidhet me pastrimin e parave, financimin e terrorizmit apo financimin e armëve të shkatërrimit në masë, pranë Agjencisë së Inteligjencës Financiare (AIF).

Vendimi, i propozuar nga Ministri i Financave, përcakton qartë edhe listën e autoriteteve mbikëqyrëse që kanë këtë detyrim ligjor. Në to përfshihen:

  • Banka e Shqipërisë

  • Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare

  • Organet e qeverisjes qendrore

  • Agjencia e Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit apo çdo autoritet tjetër që mbikëqyr kazinotë dhe hipodromet

  • Ministria e Drejtësisë

  • Dhoma Kombëtare e Avokatisë, për avokatët

Ky vendim synon të forcojë transparencën dhe bashkëpunimin institucional në kuadër të përpjekjeve kombëtare për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të aktiviteteve të paligjshme.

The post Qeveria vendos afat 72 orë për raportimin e dyshimeve për pastrim parash appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: