Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Policia e Durrësit ka ndaluar një 18-vjeçar, pasi goditi me grusht një 52-vjeçar, i cili ndërroi jetë.
“Sipas uniformave blu, viktimës i ra koka në tokë dhe për pasojë humbu jetën. Ngjarja ka ndodhur më datë 9 nëntor, në fshatin Arapaj.
Në vijim të njoftimit të dhënë më datë 09.11.2025, në lidhje me procedimin penal të 18-vjeçarit, shtetasit L. Ç., pasi dyshohej se për motive të dobëta, kishte goditur me grusht, shtetasin S. F., 52 vjeç, njoftojmë se specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit kryen ndalimin me iniciativë të shtetasit L. Ç., për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, me pasojë vdekjen. Nga hetimet e deritanishme rezulton se si pasojë e goditjes me grusht, 52-vjeçari ka rënë me kokë, në tokë, në një rrugë në fshatin Arapaj, dhe pavarësisht ndihmës mjekësore, ka humbur jetën më datë 10.11.2025, rreth orës 22:00, në Spitalin e Traumës.”, thuhet në njoftimin e policisë.
The post U godit me grusht dhe i ra koka në tokë, ndërron jetë 52-vjeçari në Durrës appeared first on Lapsi.al.
