Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Sali Berisha deklaroi se PD do të kërkojë dhe dorëheqjen e ministres së Brendshme, Albana Koçiu pas atentatit të djeshëm në Rinas ku u ekzekutua Gilmando Dani, krahu i djathtë i Emiljano Shullazit.
“Do kërkojmë edhe dorëheqjen e menjëhershme të kësaj ministreshës, e cila është me probleme madhore dhe ne do kërkojmë largimin e saj.
Natyrisht nuk kam prova se kjo është e përfshirë në skenarin e ekzekutimit të Danit në vendin më të sigurt, se aty janë profesionistë të tjerë që hyjnë në ato organizime, por mënyra se si reagon kjo dhe si sillet kjo, e bën përgjegjëse për të gjitha këto dështime që ndodhin”, tha ai.
The post Vrasja e Gilmando Danit/ Berisha kërkon dorëheqjen e Albana Koçiut appeared first on Lapsi.al.
