Zjarr në Vlorë, përfshihet nga flakët një banesë

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një banesë në lagjen “Isa Boletini” në Vlorë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e kësaj të mërkure. Zjarri ka përfshirë katin e dytë të banesës, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

Dëmet janë vetëm materiale. Policia dhe shërbimet zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve dhe sigurimin e zonës.

The post Zjarr në Vlorë, përfshihet nga flakët një banesë appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: