EMRI/ Shqiptari në pranga, vodhi mbi 100,000 portofole kripto!

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Sotiraq Kolezi, 38 vjeç, nga Bilishti i Shqipërisë, është arrestuar në Greqi si i dyshuari kryesor pas programit keqdashës VenomRAT.

Arrestimi u krye më 3 nëntor, në kuadër të operacionit ndërkombëtar “Endgame” të Europol, në bashkëpunim me policinë greke.

Sipas njoftimit zyrtar, rrjeti i çmontuar ishte përgjegjës për sulme ndaj qindra mijëra viktimave në mbarë botën, duke përdorur software të dëmshëm.

Kompjuterët e infektuar përmbanin miliona të dhëna të vjedhura, ndërsa shumë prej viktimave nuk ishin të vetëdijshme se sistemet e tyre ishin komprometuar.

Hetimet tregojnë se Kolezi kishte qasje në më shumë se 100,000 portofole kriptovalutash që u përkisnin viktimave, me një vlerë që mund të arrijë në miliona euro.

Operacioni “Endgame”, i koordinuar nga Europol dhe Eurojust, është një përpjekje e përbashkët midis autoriteteve të zbatimit të ligjit dhe atyre gjyqësore në Greqi, Australi, Belgjikë, Kanada, Danimarkë, Francë, Gjermani, Lituani, Holandë, Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara për të luftuar ata që promovojnë programe keqdashëse.

The post EMRI/ Shqiptari në pranga, vodhi mbi 100,000 portofole kripto! appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: