Në një nga rrugicat e qeta të Romës, aty ku zakonisht dëgjohet vetëm zhurmën e motorinove, sot vinte jehona e një zhurme tjetër: zëri i Edi Ramës në kupë të qiellit. Kryeministri është filmuar në një moment nervozizmi duke shëtitur dhe duke bërtitur rrugëve, ndërsa komunikonte në telefon me dikë që, me shumë gjasë është një nga deputetët e tij bashkëkryetarë në komisione.
“Na keni kthyer një vit mbrapsht! Lëre gjumin! Ti je bashkëkryetar! Për ça je bashkëkryetar aty?”, dëgjohet të thotë Rama me tonin e acaruar, gati kërcënues të zërit.
Pamjet janë publikuar në profilin e Piranjave në rrjetet sociale, ndërsa nuk është ende e qartë me kë po fliste kreu i qeverisë, por komentet e videos më poshtë janë po aq interesante. “Te isha une do i thosha ik ore plere mos na caj trapin si shume” shkruan një prej komentuesve. Ndërsa një tjetër shton: “Palloshi gjat pa pik turpi mea rruges tu gerthit hajde kryeminister hajde”
The post (VIDEO) Edi Rama filmohet duke bërtitur rrugëve të Romës appeared first on Lapsi.al.
